Barcelona dhe Bayern Munich kanë arritur marrëveshje për kilianin Arturo Vidal.

Është klubi i Barcelonës që e ka zyrtarizuar marrëveshjen.


“Marrëveshja është arritur për tri vite, por mbetet pezull deri në kryerjen e testeve mjekësore që do të bëhen pas disa ditës”.

“FC Barcelona do t’ju informojë për ardhjen e lojtarit dhe agjendën e prezantimit të tij”, thuhet në njoftimin e klubit të Barcelonës.

Lojtari ka qenë i lidhur me një kalim te Interi në ditët e fundit.

Vidal kishte kërkuar largimin nga Bayern Munich pas tri sezoneve.

38461284 2146109668937548 6461228064276742144 n

Kilianin pritet të fitojë 9 milionë euro, ndërsa Barcelona do të paguajë për të diku rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/  

telegrafi sport app