Në përgjithësi puna e kësaj Ministrie është vlerësuar lartë nga anëtarët e Komisionit si dhe nga Auditori i Përgjithshëm, por që ka ende punë për t’u bërë në përmirësimin e disa defekteve të vogla.

E vetë ministri Kuçi, ka shpalosur disa të gjetura negative që kur ka marrë postin, duke thënë se ka ngritur katër padi për persona që kanë bërë keqpërdorim, sepse aty ka njerëz me shkollë të mesme që i mbajnë pozitat e tyre që do të duhej të ishin me fakultet.


Por skandali, sipas Kuçit, është se në këtë Ministri ka gjetur edhe pozita “Zyrtar i Lartë për Fotokopje”. /Telegrafi/