Kurti: Mbështetja për ne vetëm sa do të rritet, duhet të kemi opozitë të re - kjo është në rënie të lirë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka kritikuar ashpër opozitën gjatë fjalimit të tij të fundit në Kuvendin e Kosovës, pak minuta para shpërndarjes së këtij institucioni, natën ndërmjet të martës e të mërkurës.
Ai tha se deputetët e pakicës duan zgjedhje, por jo përgjegjësi e pushtet.
Për më tepër, numri një i ekzekutivit, që tashme merr statusin e qeverisë në detyrë, tha se vendit i duhet opozitë e re pasi e deritashmja, sipas tij, ishte në rënie të lirë.
“Ja ku jemi në një seancë e cila bojkotohet nga opozita, vetëm katër muaj pas zgjedhjeve duan sërish zgjedhje ata janë të vetëdijshëm që zgjedhje nuk janë zgjidhje, ata nuk duan përgjegjësi, nuk duan pushtet, por dëshirojnë që këtë mos ta kemi as ne, veçse për këtë nuk vendosin ata vendosi populli i Kosovës i cili gjithnjë e më shumë na ka mbështetur neve në përputhje me realizimin e zotimeve tona”, tha ai.
Pas kritikave për opozitën, kryetari i Vetëvendosje iu kthye lëvdatave për subjektin e tij politik duke thënë se mbështetja për Lëvizjen vetëm po rritet.
“Mbështetje për neve vetëm sa për rritet demokracia do edhe institucion nuk do vetëm vullnet të qytetarëve nuk do vetëm mbështetje vetëm mbështetje për politikan dhe parti të caktuara dhe këtu është sjellja jo shtetërore e anti institucionale e opozitës aktuale, ata nuk mund ta zhbëjnë vullnetin e popullit por ata nuk e respektojnë atë dhe përpiqen që të mos marr formë institucionale ky vullnet”, deklaroi ai.
Kurti, që kur bëri këtë fjalim ishte ende kryeministër fuqiplotë, tha se katër partitë opozitare dëshirojnë të shantazhojnë e ta kërcënojnë partinë me shumicë parlamentare.
“Nuk kishin kërkesa për vete kishin inat për neve, kishin mllef ndaj neve por këto nuk janë probleme që unë mund t’i shëroj atë që nuk ua ka dhënë populli nuk ua japim dot ne në fakt nuk kërkoni asgjë kërkonin që populli të mos na jap atë që tashmë kishte ndodhur - mbështetja masive, fitorja rekord për neve dhe sot që jemi këtu janë 9 parti politike të pranishme. Katër parti i keni jashtë PDK, LDK, AAK, Lista Serbe. Ne jemi shumica e kuvendit e ata po dëshirojnë të shantazhojnë“, deklaroi ai.
Kurti tha se vendit i duhet një opozitë e re pasi, sipas tij, kjo e deritashmja është në rënie të lirë.
“Kosova për të pasur presidente të re duhet të ketë opozitë të re opozita është e vjetër, kjo opozitë mundet me sjell ndonjë fytyrë por zanatin e karakterin e ka të vjetër prandaj edhe janë në rënie të lirë janë duke rënë vazhdimisht në ciklet elektorale, sa më shumë që mbahen zgjedhje aq më poshtë po shkojnë. Dhe asnjë mësim nuk po e nxjerrin për besë do të ishin qesharak sikur të mos ishin të gjorë. Kjo do të ishte një komedi e bukur sikur të mos ishte gjithë ky mjerim politik, por edhe mjerimi politik nuk është ndonjë e zë e pakapërcyeshme ajo çfarë e bënë të pafalshme e të pakapërcyeshme janë ato dhjetëra e dhjetëra miliona euro”, tha ai.




















































