LAJMI I FUNDIT:

Zyrat franceze e Tatimeve po mbledh miliona euro falë Google

Zyrat franceze e Tatimeve po mbledh miliona euro falë Google

Autoritetet franceze po përdorin Google për të zbuluar ndërtimet pa leje dhe mbledhur tatime në miliona.

Zyrat e Tatimeve në Francë po përdorin teknikën moderne për të zbuluar personat që nuk kanë deklaruar ndërtimet pa leje. Në kuadër të projektit “Foncier Innovant” firma e konsulencës Capgemini bashkëpunoi me Google për verifikimin e sipërfaqeve të ndërtuara.


Me anë të teknologjisë satelitore që përdor Google, u bë e mundur të zbuloheshin më shumë se 20 mijë pishina private të padeklaruara në nëntë rajone të vendit.

Pronarët e tyre u taksuan më pas përkatësisht dhe shuma totale e taksave të mbledhura arriti në dhjetë milionë euro.

Projekti tani po zgjerohet në të gjithë vendin. Teknika moderne mundëson krahasimin automatik të shtëpive dhe oborreve me regjistrin tatimor – dhe kontrollon nëse taksat që paguajnë pronarët për pronën përputhen me sipërfaqen dhe nëse janë bërë shtesa, zgjerime apo ndërtime pa leje si në rastin e pishinave. /Deutsche Welle/