LAJMI I FUNDIT:

Zyra e OBSH-së Kosovë: Vaksinimi kundër COVID-it nuk mund të fillojë para pranverës

Zyra e OBSH-së Kosovë: Vaksinimi kundër COVID-it nuk mund të fillojë para pranverës
Foto: Arkiv

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj tha se ka nënshkruar të hënën aplikimin zyrtar për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19 nëpërmjet Aleancës Botërore të vaksinimit.

Nga kjo sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Kosova pritet të përfitojë rreth 360 mijë vaksina falas, ndërsa pjesën tjetër synon ta blejë.


Sipas ministrisë, me këtë sasi pritet që të vaksinohen së pari grupet e popullatës që janë më të rrezikuara nga COVID-19, siç janë punonjësit e shëndetësisë, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Por, kur mund të fillojë procesi i vaksinimit në Kosovë?

Zyrtarja për emergjenca në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Isme Humolli, në një bisedë për Zërin e Amerikës, se ky proces nuk mund të fillojë para stinës së pranverës.

“Ne po shpresojmë si OBSH që të jetë gjysma e marsit, eventualisht fillimi i prillit. Gjasat për me fillu më herët nuk ka duke pasur parasysh sasia e vogël e vaksinave që janë në prodhim dhe kërkesave shumë të mëdha që janë në mbarë botën”, tha ajo.

Zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë thonë se Kosova përballet me mungesë të kushteve teknike dhe profesionale për vaksinën e re kundër COVID dhe se janë duke mbështetur autoritetet në përgatitjen e terrenit për fillimin vaksinimit të popullatës.

“Si OBSH e kemi anën teknike do të thotë do të bëjmë trajnimin e stafit mbi dhënien e vaksinën, për mbikëqyrjen e efekteve të padëshiruarve pas vaksinale, identifikimin e tyre, regjistrimin e vaksinave e kështu me radhë”, tha Humolli.

Qytetarë të anketuar nga Zëri i Amerikës thonë se janë të gatshëm të marrin vaksinën pasi që kjo të rekomandohet nga institucionet e vendit.

Të hënën, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike konfirmoi 519 raste të reja të të prekurve nga coronavirusi dhe 14 viktima në 24 orët e fundit.

Zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë thonë se tre muajt e ardhshëm pritet të jenë të vështirë.

“Jemi hyrë në muajt e rrezikshëm kur numri i rasteve është jashtëzakonisht i lartë por njëkohësisht edhe numri i rasteve të vdekjes, vërehet një rënie e lehtë e lakores së rasteve të reja por fatkeqësisht numri i vdekjeve është shumë i lartë dhe mbetet i lartë pavarësisht a ka ndonjë sëmundje kronike apo jo dhe pavarësisht moshës”, tha Humolli.

Që nga shfaqja e pandemisë në Kosovë, janë shënuar më shumë se 43 mijë të prekur nga të cilët 1120 kanë humbur jetën, ndërsa mbi 29 mijë janë shpallur të shëruar.

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët

Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët "joekzistentë" të QKUK-së

Shëndetësi
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

Drejtësi
Kalo në kategori