LAJMI I FUNDIT:

Zyra e kryeministrit punon për Ditën e Evropës

Zyra e kryeministrit punon për Ditën e Evropës

Kosova, të enjten feston Ditën e Evropës 9 majin,  datë kjo e cila është ditë pune për qytetarët e vendeve të Bashkimit Evropian (BE).

Edhe, zyra e kryeministrit së Republikës së Kosovës në “Ditën e Evropës”, do të punoj ashtu siç ka bërë edhe vitin e kaluar.


Kështu tha zëdhënësja e qeverisë Donjeta Gashi në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini,  ku sipas saj kryeministri më 9 maj ka agjendë të përcaktuar për të kryer obligimet shtetërore, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq, gazetari i emisionit i kërkoi Gashit që t’ia përcjell një kërkesë kryeministrit, Ramush Haradinaj që ta rishikoj edhe njëherë këtë datë si festë zyrtare, në mënyrë që të hiqet nga kalendari i festave.

Mirëpo, Gashi tha se nuk është procedurë e lehtë që të ndryshohet një ligj, edhe pse është punuar në një koncept dokument për këtë kalendar të festave.

“Ne më 9 maj kemi punë, kemi agjendë gjithë ditën…As vitin e kaluar nuk kemi pushuar dhe as këtë vit. Është punuar diçka si koncept dokument, por ka kërkesa të mëdha që duhet të ndryshohen. Nëse ndryshohet kjo datë, duhet të ndryshohet ligji në tërësi. Është pak e komplikuar në këtë multietnicitet që po jetojmë dhe multikulturalitet. Për tu ndryshuar ligji merr shumë kohë”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, ligji ka gjithsej 11 festa dhe respektohet në tërësi nga institucionet publike.

Festat zyrtare në Kosovë, të përcaktuara me ligj janë: Viti i Ri, Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Dita Ndërkombëtare e Punës, Dita e Evropës, Bajrami i Madh, Bajrami i Vogël, Krishtlindjet Katolike, Krishtlindjet Ortodokse, Pashkët Katolike, si dhe Pashkët Ortodokse.

Përveç këtyre festave, në Kosovë sipas Ligjit janë të përcaktuara edhe tetë ditë tjera memoriale.

Data 28 nëntor shënohet si Dita e Flamurit të shqiptarëve dhe 12 Qershori – Dita e Paqes, e që për të dy ditët pushohet.

Kurse gjashtë festat tjera memoriale i përkasin ditës se komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Jehona Hulaj
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Lugina
Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Lajme
Kalo në kategori