Zyra e Energjisë: Struktura tarifore me blloqe i favorizon konsumatorët që e kursejnë rrymën
Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) njofton se janë të obliguar që me ligj të përcaktojnë tarifa që e reflektojnë koston e ofrimit të energjisë tek konsumatorët dhe të dizajnojnë tarifa që e nxisin efiçiencën e energjisë.
ZRRE nëpërmjet një njoftimi ka theksuar se struktura tarifore me blloqe i favorizon konsumatorët që të kursejnë energjinë, për çka ka propozuar dy blloqe për konsumatorët shtëpiak.
“ZRRE është e obliguar me ligj të përcaktojë tarifa që e reflektojnë koston e ofrimit të energjisë tek konsumatorët dhe të dizajnojë tarifa që e nxisin efiçiencën e energjisë. Struktura tarifore me blloqe i favorizon konsumatorët që e kursejnë energjinë. ZRRE ka propozuar dy blloqe për konsumatorët shtëpiak. Blloku i parë, për konsumin deri në 600 kWh, e reflekton energjinë që mund t’i alokohet çdo konsumatori në bazë të nivelit të prodhimit që mund ta ofrojnë kapacitetet vendore. Ky nivel i konsumit mund të ofrohet çmim të përafërt me tarifën ekzistuese. Kur një konsumator konsumon më shumë se 600 kWh, atëherë për të mbuluar konsumin mbi 600 kWh duhet të blihet energji nga importi. Për këtë arsye, çmimi i energjisë mbi 600 kWh duhet të reflektojë çmimin e importit”, thekson ZRRE, përcjell Telegrafi.
Po ashtu, ZRRE ka thënë se i tërë kontinenti Evropian po ballafaqohet me krizë të energjisë dhe me rritje të paprecedentë të çmimeve, e që është rrefkëtuar në rritje të kostos së energjisë së importuar në Kosovë.
“I tërë kontinenti Evropian po ballafaqohet me krizë të energjisë dhe me rritje të paprecedentë të çmimeve, që është reflektuar në rritje të kostos së energjisë së importuar në Kosovë. Ftojmë të gjitha palët e interesit t’i bashkohen procesit të konsultimit publik të ZRRE-së dhe të ofrojnë komente e sugjerime për qëndrimet e ZRRE-së në formë të propozimeve që mund ta ndihmojnë tejkalimin e krizës me ndikim sa më të ulët në tarifat e konsumatorëve”, përfundon ZRRE-ja.
Kjo zyre, në raportin e fundit konsultativ ka bërë shqyrtimin për ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike në Kosovë. ZRRE thotë se nuk ka nevojë për rritje të çmimit të rrymës për konsumatorët që shpenzojnë deri në 600 kWh energji elektrike në muaj.
Në fund të vitit 2021, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar vendimin e Qeverisë për shpalljen e gjendjes emergjente me energji elektrike. Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së 51-të ka marr vendim që ta shpallë emergjente gjendjen energjetike, e cila do të vlejë për 60 ditë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe