LAJMI I FUNDIT:

Zvrlevski: Me nderë e kam punuar punën

Zvrlevski: Me nderë e kam punuar punën

Kryeprokurori që i numërohen ditët në pozitën ku është, këto ditë është në llogaridhënie në Kuvendin e Maqedonisë para deputetëve që do ta shkarkojnë. Bëhet fjalë për Marko Zvrlevskin i cili mendon se ka bërë punë të ndershme dhe nuk ka pranuar ndikim nga politika. Këto kanë qenë vetëm disa nga arsyetimet e tij para deputetëve gjatë fjalimit të tij arsyetues.

”Në propozimin për shkarkimin tim thuhet mes tjerash se pa ndërgjegje dhe i ndikuar nga politika e kam kryer detyrën e kryeprokurorit. Kjo nuk është e vërtetë pasi une kam kryer me ndërgjegje punën dhe jam i pastër para ligjit. Këtë e vërteton edhe propozimi juaj ku nuk shkruhet askund ndonjë shkelje në veçanti.” ka thënë Zvrlevski, shkruan Telegrafi Maqedoni.


”Kryeprokuroria që unë ende e udhëheq nuk është ndikuar politikisht në asnjë rast ku duhej që të flas drejtësia. Edhe për rastin e 27 prillit (rrahja e deputetëve në Kuvend) jemi duke punuar për të gjetur fajtorët e vërtetë të kësaj ngjarje. PTHP-ja që unë e udhëheq do të merr të gjithë faktet nga MPB-ja dhe do të sjell vendim të shëndoshë.” ka potencuar Zvrlevski para deputetëve.

Ai e ka mbyllur fjalimin me bindjen se ka udhëhequr sipas ligjeve të vendit dhe i ka ndihmuar drejtësisë të zbardhet në çdo rast. Gjithashtu ka potencuar se Këshilli i prokurorëve publik ka faj në disa raste, gjë kjo që i shton dyshimet se prokuroria që ai udhëheq të duket jo-profesionale.

”Shkarkimi im nuk do të jetë reformë e juaja por sulm ndaj gjyqësisë së lirë.” ka përmbyllur Zvrlevski. /Telegrafi/