LAJMI I FUNDIT:

Zvicra triumfon përballë Republikës Çeke

Zvicra triumfon përballë Republikës Çeke
(Foto: Twitter/Griffe2F)

Zvicra i ka marrë pikët përballë Republikës Çeke (2-1) në ndeshjen e Grupit 2 të Ligës A në Ligën e Kombeve.

I asistuar nga Xherdan Shaqiri, Remo Freuler e zhbllokoi rezultatin në minutën e 29-të.


Pas gjysmë ore lojë, Helvetikët e gjetën edhe golin e dytë, ndërsa golashënues ishte Breel Embolo (30’).

(Foto: Twitter/Bitacora Deportiva)

Në fund të pjesës së parë (45’), Patrik Schick i dha shpresë përfaqësueses së tij.

Megjithatë, në gjysmën dytë nuk u shënuan gola të tjerë dhe Zvicra e fitoi takimin për të përfunduar në vend të tretë në Grupin 2 të Ligës A me nëntë pikë. /Telegrafi/

(Foto: Twitter/Nati)