LAJMI I FUNDIT:

Zvicra dhe SHBA-ja, dy vendet e para për sekretin financiar në botë

Zvicra dhe SHBA-ja, dy vendet e para për sekretin financiar në botë

Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dy vendet e para dhe kryesore për sekretin financiar në botë, thuhet në ‘Indeksi i Sekretit Financiar, 2018‘, prezantuar nga ‘Tax Justice Network’, shkruan Telegrafi.

Ky indeks analizon 112 vende të botës, përveç Zhvicrës dhe SHBA-vë, në krye të listë qëndrojnë dhe Ishujt Kajman, Hong Kongu, Singapori, Luksemburgu, Gjermania, Tajvani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, shkruan Telegrafi.


Zvicra mbetet në krye, një vend që bashkë me listën pasuese hyn në kategorinë e parajsave fiskale, apo që i lejon ato, ndërkohë që për SHBA-në, vlerësohet se “ka refuzuar të marrë pjesë në përpjekjet ndërkombëtare për të reduktuar sekretin financiar, ndërkohë që i jep të drejtë vetes të kërkojë informacion për qytetarët amerikanë jashtë, por refuzon të ofrojë të dhëna shteteve të huaja”.

Në këtë raport nga vendet e rajonit është vlerësuar vëtëm Mali i Zi që është në pozitën e 99-të dhe Maqedonia në pozitën e 102-të.

Në kriteret e përgatitura për hartimin e indeksit janë edhe mungesa e regjistrave publikë, rregulla të dëmshme taksimi për rezidentët dhe tolerim të anonimatit për aksionerët. Ky indeks më sekret financiar konsideron nivelin e sekretit dhe përqindjen e shërbimeve financiare që u ofrohet jorezidentëve. /Telegrafi/