LAJMI I FUNDIT:

Zv/ministri i Punëve të Jashtme: Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Kartën e Adriatikut të trajtohet urgjentisht

Zv/ministri i Punëve të Jashtme: Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Kartën e Adriatikut të trajtohet urgjentisht

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Kartës së Adriatikut – A5, që u zhvillua në Shkup.

Në fjalën e tij, zëvendësministri Ahmeti tha se Republika e Kosovës i është bashkuar sanksioneve të udhëhequra nga SHBA dhe BE kundër Rusisë dhe Bjellorusisë, si një reagim ndaj agresionit të paprovokuar rus në Ukrainë.


“Këtu ai përmendi edhe ndihmën që Kosova ka ofruar në strehimin e gazetarëve ukrainas dhe familjeve të tyre, gatishmërinë për strehimin e refugjatëve ukrainas dhe ofrimin e mbështetjes dhe ndihmës në çështje të ndryshme për qytetarët e Ukrainës”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Më tej, zëvendësministri Ahmeti theksoi rëndësinë e trajtimit sa më të shpejt të kërkesës për anëtarësim të plotë të Republikës së Kosovës në këtë mekanizëm rajonal, përderisa ekziston mbështetja e shumicës dërmuese të vendeve anëtare.

Duke folur për sfidat e sigurisë me të cilat po përballet rajoni ynë, zëvendësministri Ahmeti përmendi lidhjet e ngushta të Serbisë me Rusinë dhe derën e hapur serbe për organizatën famkeqe “Wagner”, e cila në dhjetor të vitit të kaluar ka hapur zyrën e saj në Beograd, dhe mekanizmat e tjerë rus, të cilat janë të interesuara të shkaktojnë tensione dhe trazira në rajonin tonë.

Gjithashtu, lidhjet e ngushta ekonomike dhe politike të Serbisë me Rusinë, nuk kontribuojnë për një rajon të sigurt dhe në paqe, tha zëvendësministri Ahmeti.

Në fund, ai bëri thirrje për bashkëpunim të shtuar dhe koordinim të ngushtë, të bazuar në vlera dhe synime të përbashkëta, të vendeve të rajonit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kronika e Zezë
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Lajme
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori