LAJMI I FUNDIT:

Zv.ministri Bushi: Mendoj se do të ketë shqiptar te “Tigrat”, për gjuhën shqipe do të shohim

Zv.ministri Bushi: Mendoj se do të ketë shqiptar te “Tigrat”, për gjuhën shqipe do të shohim

Zv.ministri i Punëve të Brendshme në RMV, Nazim Bushi, sot ka folur në lidhje me zbatimin e gjuhës shqipe në uniformat e policisë, si dhe konkursin që është hapur në njësitin “Tigrat”.

Ai tha se mendon që në njësitin për operacione speciale “Tigrat”, do të ketë edhe shqiptarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Në njësitin “Tigrat” për momentin ka mbaruar konkursi i brendshëm dhe tash vijon konkursi që kemi në Idrizovë, kadetët që janë atje, kemi diku 20 të paraparë mirëpo duhet të kenë trajnimin që duhet të kalojnë. Mendoj që do të kemi edhe shqiptar”, tha Bushi.

Por, edhe pse mund të ketë shqiptarë në këtë njësit, uniformat nuk pritet të jenë në dy gjuhë.

Kur u pyet në lidhje me këtë çështje, Bushi u shpreh: “do të shohim”.

“Qeveria solli njëzëri ndryshimet e Dekretit në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe, mirëpo zbatimi do të jetë komfor Ligjit dhe Marrëveshjes së Ohrit. Kështu që do të shohim”, tha Bushi.

Në Ligjin për përdorimin e gjuhëve, sa u përket uniformave, në nenin 8 të ligjit thuhet se shqipja duhet të përdoret në uniformat e policisë, ushtrisë, doganierëve, të zjarrfikësve, të shëndetësisë.

Kujtojmë se ditë më parë, numri një i policisë, Oliver Spasovski kishte deklaruar se në këtë dekret nuk do të përfshihen “Tigrat”, ngase ata veprojnë në nivel shtetëror ndërsa Ligji për përdorimin e gjuhëve parasheh që gjuha shqipe të jetë zyrtare në komunat ku shqiptarët janë mbi 20%./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori