Nga: Dashnor Kokonozi
Kur Albert Ajnshtajni bëri një turne konferencash në universitetet amerikane, pyetja që i bënin më shpesh ishte :
– A besoni ju në Zot?
– Besoj në zotin e Spinozës, përgjigjej ai gjithnjë.
Këtë e kuptonin vetëm ata që kishin lexuar Spinozën.
Baruh Spinoza e kaloi të gjithë jetën e tij duke lexuar tekstet e shenjta dhe libra filozofie. Nga ajo që kuptoi prej tyre, një ditë u ul dhe shkroi:
Nuk e di nëse Zoti ka folur ndonjëherë me të vërtetë, por nëse e ka bërë këtë, ja se çfarë do t’i ketë thënë besimtarit:
Pusho së luturi dhe së godituri (jo së rrahuri, është tjetër gjë) gjoksin!
Ajo që dua të bësh është që ti të dalësh nëpër botë e të përfitosh nga jeta.
Dua që ti të zbavitesh, të mësosh e të nxësh … që ti të përfitosh nga gjithë ato që kam bërë për ty.
Ndalo së shkuari nëpër tempuj të errët e të ftohtë që i ke ndërtuar ti vetë dhe thua se janë shtëpia ime!
Shtëpia ime është në male, në pyje, lumenj dhe liqene.
Atje unë jetoj me ty dhe shpreh dashurinë që kam për ty.
Ndalo së më akuzuari për jetën tënde të mjerë.
Kurrë nuk të kam thënë se ka gjësendi të keqe në ty, që ti je mëkatar, që seksualiteti apo kënaqësia janë një gjë e keqe.
…
Ndalo së lexuari tekste të shenjta që nuk kanë të bëjnë fare me mua.
Nëse nuk mund të më lexosh dot në agim, në një peizazh, në vështrimin e mikut tënd, të gruas tënde, të burrit tënd, në sytë e birit tënd … Ti nuk do të më gjesh kurrë në libra …
Ndali së paturi frikë.
Unë nuk të gjykoj, nuk të kritikoj, nuk zemërohem nga ty dhe nuk të ndëshkoj.
Si mund të ndëshkoj sepse je ashtu siç të kam bërë unë?
Ti beson me të vërtetë se unë mund të krijoj një vend për të djegur në jetë të jetëve fëmijët e mi që sillen keq ?
Cili është ai Zot që mund të bëjë këtë?
Nëse do të isha i tillë, nuk do meritoja të respektohesha.
Nëse do të doja të isha sall’ i adhuruar, do të populloja botën me qen.
Respekto të ngjashmit e tu dhe mos u bëj atyre atë që nuk të pëlqen të të bëjnë ty.
Gjith’ ç’ka kërkoj prej teje është që të kesh kujdes për veten tënde dhe që dhe gjykimi yt i lirë të të udhëheqë në jetë.
Nuk di të them nëse ka diçka përtej kësaj jete, por po të jap një këshillë:
Nuk dua që të besosh te unë, dua të më ndjesh te vetja tënde.
Ti dhe natyra jeni një tërësi… mos mendo se ti ke pushtet mbi të.
Ti je pjesë e saj.
…..
Mos më kërko jashtë saj.
Nuk do të më gjesh.
…..
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Letër nga Turqia (1717): Shqiptarët të premten shkojnë në xhami, të dielën në kishë

“Lufta civile shqiptare”

Në thesarin filatelik të Postës së Kosovës: Mes pullave postare që përcjellin çdo letër të dërguar "Me dashuri nga Kosova"

FALENDERIM

Simbolika e fshehtë e lulediellit të Van Goghut

Viti 1982: Vrasja e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë