LAJMI I FUNDIT:

Zotac partneri më i ri në Gjirafa50!

Zotac partneri më i ri në Gjirafa50!

Në platformën më të madhe në vend për shitjen e teknologjisë, erdhi partneri më i ri Zotac! Kompania kishte produkte për shitje në Gjirafa50.com, por kjo e fundit është zyrtarisht distributor për Kosovë.

Produktet kryesore të tyre janë: Kartelat grafike  30 Series , 20 Series , 16 Super Series, kompjuterët Gaming (gaming PC), Mini PC, SSD dhe aksesorë të tjerë.

Produktet e brendit janë të shquara si produkte kualitative, ku ata shprehen se: “përkushtimi ndaj produkteve cilësore është shtylla e gjithçkaje që bëjmë dhe ne punojmë për të siguruar që të gjitha produktet tona të jenë në përputhje me industrinë dhe standardet tona rigoroze.”

Produktet e Zotac, jo vetëm që janë të dizajnuara për të qenë më kompakte dhe për të zënë më pak hapësirë, ato gjithashtu përdorin më pak energji për të pasur një ndikim më të vogël energjie në botë. Ata gjithashtu sigurohen se produktet prodhohen sipas standardeve rigoroze të industrisë globale.

Në Gjirafa50.com, Zotac produktet gjinden me 5 vite garancion, kurse garancioni i produktit nuk është i vlefshëm vetëm nëse kartela stërngarkohet nga procesimi i madh i të dhënave.

Gjirafa50 njihet për shërbimin e shkëlqyer për klientë, prandaj për çdo pyetje apo paqartësi rreth blerjes apo ofertave ju mund të kontaktoni në livechat në uebfaqen e platformës apo rrjetet sociale si: Instagram dhe Facebook. Çdo produkt që blihet në Gjirafa50, është produkt origjinal, me garancion nga prodhuesi, i cili vie tek ju me transport falas deri tek dera e shtëpisë.

Artikull i sponzorizuar