Zef Zorba qe një intelektual i spikatur në vitet e para të regjimit komunist, i cili ndante pasionet mes ekonomisë dhe artit teatror. I shkolluar në Itali gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, Zorba pati një fat të trishtë pas mbarimit të saj. Falë aktivitetit të tij si regjisor dhe pjesëve të para të vëna në skenë, arrestohet në vitin 1946 duke e cilësuar kundërshtar i regjimit.
Zorba ka kaluar një kalvar disavjeçar në burgjet e para të komunizmit, ku të burgosurit përdoreshin si skllevër për punët më të vështira, sidomos në tharjet e kënetave apo ndërtimin e infrastrukturës.
Gjatë burgut u detyrua të punojë në kushte të tmerrshme edhe në tharjen e kënetës së Maliqit, ku ishte ngritur kampi i Vloçishtit, i quajtur ndryshe kampi i Orman Pojanit.
Kur gjendej atje, Zef Zorba i shkruan një letër familjes së tij ku bie në sy se gjithçka që shkruan është shumë larg realitetit që ndodhte në të vërtetë në atë kamp.
Dëshmitarë të shumtë të mbijetuar, kanë dëshmuar se në Vloçisht shumë të burgosur të sëmurë janë zhytur në baltë dhe i kanë varrosur aty në kënetë, të gjallë. Sëmundjet dhe uria bënin kërdinë mes të burgosurve. Por, përkundër këtij realiteti, Zorba shkruan në letrën e tij se është shëndoshur dhe se jeton në ajër të pastër dhe bën jetë sedendare.
Nuk dihet pse ai ka zgjedhur këtë gjuhë për të prezantuar jetën e tij në kamp. Mund të jetë një ironi therëse e tij, por mbase edhe një dredhi për t’i shpëtuar censurës së komandës së kampit e për t’u rrëfyer të afërmve ç’po hiqte në atë kamp.
Letra që ruhet në muzeun “Vendi i dëshmisë dhe kujtesës në Shkodër”, është si më poshtë:
“Të dashtunit e mij,
Jam mirë dhe uroj qi edhe ju mirë të jeni.
Letrat e jueja jam tue i marrë rregullisht e gëzohem për shëndetin e mirë tuejin, me të gjithë të nxehtin si kenka tu ba atje. Edhe këtu asht nji vapë e jashtëzakonshme, por jo edhe aq sa atje.
Unë jam tue u shëndoshë shumë e do të dëshirojshe me ju dërgue nji fotografi për të ju çuditë. E pra nuk ha shumë e ushqimi e buka më teprojnë, por ajri i pastër, jeta sedentare qi baj më kanë shndosh edhe ma fort. Pakon e fundit e mora krejt në rregull. Sandalet më bijshin të vogla, prandaj s’mund t’i veshi, por edhe vendi këtu nuk asht për sandale. Veç ju mos u bani kujdes, pse kam nji palë këpucë gomet nga ata qi na ka nda komanda e kampit e besoj se me to mund të shkoj nji kohë të mirë. Kshtu qi sandalet tash i kthej të papërdoruna e ose mund t’i ndërroni ose mund t’i ktheni.
Paret (500 lekë) e duhanin i mora e ju lutem kur të mundeni më dërgoni prapë pasi nji pjesë të pareve kam pague borxhe.
Për Gjuxhin nuk më thoni gja? Si asht? Ku asht? Ju kujtoj të gjithve me dishit e ju përqafoj me mall
Orman Pojan 16/7
Bepi
Shumë shëndet Marijes e gjithkuej t’pvesi për mue.
P.S. Më dërgoni pejna e arna stofet e basmet për arnim teshash.”
Zorba u lirua nga burgu në vitin 1951. Pas daljes në liri i rikthehet profesionit të vjetër si llogaritar. Gjatë këtyre viteve shkroi shumë poezi që i mbante të mbyllura në sirtar. Zorba filloi të njihej si poet pas viteve 1990.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
Aktori Abdurrahman Shala - eprori i dikurshëm i një burgu në Prishtinë, që ndali vrasjet e shqiptarëve!
“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!
Binjaket magjepsëse dhe shkrimtarët e famshëm
PO NDIHEM NË TË NJËJTËN MËNYRË
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën