Gruaja e presidentit Barack Obama, Michelle, ka lavdëruar filmin “American Sniper” për, siç ka pohuar, përshkrimin e familjeve të ushtarëve dhe udhëtimet që bëjnë burrat dhe gratë në uniformë.

Këto fjalë, Zonja e Parë e SHBA-ve i ka thënë gjatë një ceremonie për të promovuar portretizimin e saktë të veteranëve të luftës, transmeton Koha.net.


“Filmi më i mirë në Amerikë i përshkruan më së miri veteranët dhe familjet e tyre”.

“Edhe pse jam e informuar se ka pasur kritika, unë mendoj se filmi prek emocionet që vijnë nga familjet e ushtarëve”.

“Filmi shfaq rrëfimet e tmerrshme të luftës dhe udhëtimin e burrave dhe grave tona në uniformë. Ata çdo ditë përballen me vendime të komplikuara morale”, ka deklaruar Michelle.

“American Sniper” flet për jetën e snajperit më vdekjeprurës amerikan, Chris Kyle, i cili ka vrarë 255 njerëz në Irak. Filmi është duke korrur sukses të madh nëpër kinema, ndërsa tashmë konsiderohet favorit për ta fituar çmimin Oskar si Filmi më i mirë. /Telegrafi/