Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, të shtunën (21 maj), iu drejtua gazetarëve të mediave së bashku me bashkëshortin e saj Volodymyr Zelenskyy, duke shënuar vetëm herën e dytë që çifti u shfaq së bashku që nga fillimi i luftës në shkurt.

Olena, e cila kohët e fundit ka përdorur mediat sociale për të nxitur mbështetjen për vendin e saj, zbuloi se si e mori vesh për luftën dhe foli gjithashtu për pasojat e saj në familjen e saj.


"Askush nuk ma merr bashkëshortin tim, madje as lufta", pohoi ajo ndërsa operacioni ushtarak i Putinit vazhdoi për javën e 12-të.

58121487 0 image a 24 1653180457217

"Familja është e ndarë. Ai jeton në punë. Për dy muaj e gjysmë nuk jemi parë fare, kemi folur vetëm në telefon. Ne jemi duke pritur, ashtu si familjet e tjera ukrainase", tha zonja e parë.

Gjithashtu duke përshkruar përvojën e saj në ditën kur filloi konflikti, Olena tha se ajo ende kujton se u zgjua nga "tingujt e çuditshëm nga jashtë, siç ndodhi me të gjithë".

“Ishte errësirë, thuajse natë dhe pashë që Volodymyr nuk ishte pranë meje”, u shpreh ajo teksa shkoi në dhomën tjetër, ajo pa të shoqin tashmë të veshur me kostum, "por pa kravatë".

58121503 10841403 The Ukrainian president and his wife Olena attend a state dinner a 1 1653210292282

“E pyeta se çfarë po ndodhte dhe ai tha, 'Ka filluar'. “Nuk mund t'i përshkruaj emocionet, ankthin dhe hutimin. Më tha këtë dhe u largua. Pas kësaj, ne nuk u pamë njëri-tjetrin për një kohë shumë të gjatë", shpjegoi zonja e parë.

Zonja Zelenska tha se nuk ishte e befasuar që burri i saj ka frymëzuar botën me udhëheqjen e tij të palëkundur dhe rezistencën e madhe ndaj Rusisë.

“Nuk mund të them se Volodymyr ka ndryshuar që nga fillimi i kësaj lufte. Ai ishte një burrë i besueshëm dhe ai mbetet i tillë. Pikëpamja e tij nuk ka ndryshuar”, tha tutje ajo.

Screenshot 20 6 Foto: AP

Olena, një skenariste, tha se nuk ishte gjithmonë fansja më e madhe e fjalimeve të bashkëshortit të saj dhe shpesh nuk kishte kohë t'i shikonte ato.

Presidenti Zelensky në anë tjetër qëndroi i vendosur në mesazhin, duke thënë: "Nuk ishim ne ata që filluam këtë luftë, por ne do të jemi ata që do t'i japim fund".

Lajmi erdhi pasi fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol më në fund iu dorëzua pushtuesve rusë dhe Putin filloi një sulm të ri në Donbas.

Javët e fundit Rusia është detyruar të largohet nga periferi i qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv. /Telegrafi/