LAJMI I FUNDIT:

Zogjtë e pazakontë në fshatin Leshan të Pejës

Zogjtë e pazakontë në fshatin Leshan të Pejës

Prej disa vitesh në fshatin Leshan të Pejës është rikthyer një shpend jo i zakonshëm.

Nga biologët po konsiderohet një lloj i pulëbardhave.

Banorët janë shumë të kënaqur nga prania e këtyre shpendëve.

Ata shprehen se këta zogj vendit i kanë dhënë shumë gjallëri.

Edhe pse nuk përngjajnë shumë me pulëbardhat që i njohim, biologu Beqir Sadiku thotë se shpendi u takon familjes së pulëbardhave.

“Hynë në familjen e shpendëve shtegtarë. Para lufte kanë ardhur në stinën e pranverës deri nga vjeshta e vonë”, tregon për RTV Dukagjinin biologu Beqir Sadiku.

Në fillim kishin vetëm një fole, ndërsa tani kanë me dhjetëra, përcjell Telegrafi.

Biologu mendon se afërsia ajrore me deponinë e mbeturinave dhe lartësia e lisave mund të ketë shtyrë këtë shpend të vendos foletë në këtë fshat.

“Këta zogj tashmë i kemi në fshat edhe gjatë stinës së dimrit. Ky fenomen është vetëm në 7-8 vitet e fundit. Në fillim kanë pasur vetëm një fole, mirëpo me shtimin e tyre janë shtuar edhe foletë. Si duket tashmë këto shpendë kanë gjetur ushqim të mjaftueshëm. Edhe dimrat nuk po janë si dikur të ashpër…Përshtatja e këtyre shpendëve me këto kushte të mjedisit për momentin është një sfidë për biologët e rijnë”, tregon më tej biologu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori