LAJMI I FUNDIT:

Zogaj: Nëse nuk votohet demarkacioni, të shkohet në zgjedhje (Video)

Zogaj: Nëse nuk votohet demarkacioni, të shkohet në zgjedhje (Video)

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bislim Zogaj, ka thënë se nëse nuk arrihet që marrëveshja e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi të votohet në Kuvend atëherë, duhet të shkohet me zgjedhje.

“Unë mendoj që Qeveria duhet të gjejë formën por edhe në ekstremin më të keq Qeveria duhet të bie këtë marrëveshje që të ratifikohet në Kuvend. Nëse nuk arrihet të votohet kjo marrëveshje e demarkacionit atëherë pse të mos shkohet në zgjedhje. Por jam me çdo kusht që të mos të mbahet popullata e Kosovës në këtë gjendje që të izolohet”, tha Zogaj.


Zogaj shtoi se nëse shkohet në zgjedhje si pasojë e mos miratimit të demarkacionit, atëherë qytetarët do të tregojnë se cilën palë të zgjedhin për qeverisje.

Deputeti i PDK-së thotë se po dalim qesharakë tek ndërkombëtarët me mos miratimin e demarkacionit, pasi që sipas tij, ky është një kusht për liberalizim të vizave.

“Opozita në çdo formë nuk do të pajtohet dhe në interes të qytetarëve duhet të jenë më konstruktiv, sepse ata kanë thënë që nuk bënë dhe nuk kanë dhënë formë se si duhet të veprohet. Une kisha me shprehë edhe shqetësimin tim jo vetëm te opozita por edhe tek Qeveria sepse po dalim qesharak edhe tek ndërkombëtarë. Faktori ndërkombëtarë thotë se pa këto dy kritere nuk ka liberalizim të vizave”, tha Zogaj, në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel.

Tutje Zogaj foli edhe për integrimet evropiane, pjesë e së cilës është edhe liberalizimi i vizave, formimi i Ushtrisë së Kosovës dhe çështje të tjera aktuale.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori