LAJMI I FUNDIT:

Zogaj: Historikisht shteti serb ka kryer vrasje për t’ua lënë fajin shqiptarëve

Zogaj: Historikisht shteti serb ka kryer vrasje për t’ua lënë fajin shqiptarëve

Bislim Zogaj, i mbijetuar i “Masakrës së Dubravës”, ka thënë se historikisht shteti serb ka dhënë urdhëra për vrasje e masakra për t’ua lënë fajin shqiptarëve.

Zogaj në RTV Dukagjini, u shpreh përveç rastit “Panda”, në vitin 1998, ku u vranë gjashtë të rinjë serbë nga vetë shteti i Serbisë, edhe në të kaluarën ka pasur raste të ngjashme.


“Këmi përvojë që pushteti serb jo vetëm gjatë luftës po edhe më herët kishte improvizu e montu ngjarje të tilla, për t’ia hedhë fajin shqiptarëve, pastaj në burgun e Dubravës NATO-së, pastaj në rastin Panda përsëri shqiptarëve. Janë dukuri të pushtetit serb, për t’i bërë vetë krimet dhe për t’i lënë fajtorë shqiptarët”, ka thënë ai.

Ai e ka përmendur edhe rastin e serbit Djorde Martinoviq, i cili në kohën e Jugosllavisë, e kishte lënduar veten rëndë me shishe të xhamit, për t’ua lënë fajin shqiptarëve.

“Martinoviq, ishte lënduar vet me një shishe dhe të gjitha mediat në Jugosllavi kishin raportuar se e kanë bërë shqiptarët. Edhe te rasti Panda është prej rasteve më flagrante pas burgut të Dubravës, këtu kemi të bëjmë me 6 viktima kurse në Dubrave kemi 117 të verifikuar dhe ka mundësi të jetë numri më i madh”, ka thënë ai.

Zogaj tha se gjasat janë reale që ata që i kryen vrasjet në lokalin “Panda”, janë të njëjtit që kanë kryer masakër në burgun e “Dubravës”.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori