LAJMI I FUNDIT:

Zogaj: E zgjodhën Panamanë për shkak të ligjeve

Zogaj: E zgjodhën Panamanë për shkak të ligjeve

“Panama Papers” ka tronditur botën sot duke u cilësuar si ndoshta hulumtimi më i madh i bërë në gazetari ku është shpalosur se se si i fshehin paratë përmes shoqërive offshore – kompani në vende ku nuk ka taksa – politikanët, njerëzit e krimit, por edhe sportistët dhe miliarderët.

Lidhur me  këtë skandal në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova ka folur profesori Alban Zogaj,i cili  thënë se arsyeja se është zgjedhur Panamaja është për shkak të ligjeve ekzituese në këtë vend.

“Panamaja është shtet interesant me rregullim dhe kontrollë të ulët ligjore, jep hapësirë për kompani të tilla që të investojnë fondet e tyre në forma të ndryshme dhe të ruajnë anonimetitin”.

Ai ka bërë të ditur se në Panama mund të regjistrohen biznese, pronarët e të cilëve nuk dihen.

“Ka shoqëri anonime, regjistrohet një shoqëri e tillë ku pronarët nuk dihet se kush janë, dihen menaxherët dhe drejtorët por pronarët mbesin gjithmonë anonimë. Është vetëm një burim që i din këta pronarë, është një kompani ligjore, është kjo kompani që merr përsipër regjistrimin e firmave”, tha ai.

“Mund të regjistrohet kompani online, i vetmi akt ku kërkohën pronarët është kur nënshkruhen kontratat por edhe këto i ka marrë përsipër kompania ligjore”.

Zogaj ka thënë se “PanamaPapers” përfshin një arkivë prej 40 vitesh që nis nga viti 1977.

Ai ka thënë gjithashtu se në Panama, përpos që mund të regjistrohet biznes me pronar anonimë, edhe bankat kanë për detyrë të ruajnë anonimitetin.

“Bankat e kanë me ligj ruajtjen e anonimitetit të pronarëve ndërsa në ratsin e Putinit nuk shënohet asnjëherë emri i tij por emrat e familjarëve të tij ashtu si edhe familjarët e pushtetarëve të tjerë”.

Sipas Zogaj, qëllimi për fshehjen e parave në formë të tillë mund të ketë disa arsye.

“Qëllimi është kryesisht fshehje e pasurisë për qëllime të ndryshme, ikje e taksave dhe fshehje e pasurisë për raste të sigurisë”.

“Shpëlarje parash, supozohet të jenë afera të mëdha të korrupsionit, të gjitha janë shpëlarje parash nga korrupsioni por në disa raste janë ikje nga sanskionet dhe përmes Panamasë mundohen që të ikin nga transaksionet ndërkombëtare”.

Profesori Zogaj ka thënë se dërgimi i fondeve në Panama është e ligjshme, por krejtësisht në kundërshtim me rregullat etike.

“Kanë të drejtë që të dërgojnë fondet në Panama për të paguar taksa më të ulëta por nuk është etike”.

Ai ka thënë gjithashtu se ndonëse akoma nuk dihet asgjë, në këtë skandal mund të jenë të përfshirë edhe emra nga rajoni.

“Do të ishte spekulim, por unë besoj që do të ketë emra nga rajoni sidomos duke pasur parasysh që flasim për arkiva nga viti 1977. Mund të ketë edhe emra më afër, emra biznesmenësh “.

Sipas tij, ky rast nuk ngjason me rastet e parave të dërguara në bankat e Zvicrës që gjithashtu kishte ngjallur shumë interes në publik.

“Zvicra ka ruajtuar anonimitetin por në Zvicër nuk ke mundësi të hapësh kompani me pronar anonim kurse në Panama janë hapur kompani që mund të quhen “fantome”  ku pronarët nuk dihet se kush janë”.

Zogaj ka thënë se “PanamaPapers” është hulumtim shumë i madh dhe mund të ketë pasoja shumë të mëdha.

“Me qindra gazetarë janë të angazhuar që të lexojnë këto dokumente e të nxjerrin emra, një prej hulumtive gazetareske më të mëdha ede më e madhe se WikiLeaks. Kjo ngjarje mund të ndërrojë sistemin financiar, pasi do të ketë presion të madh edhe mbi Panamanë dhe vende të ngjashme si Qipro që të heqin këto ligje dhe të fusin kontrollë më të madh në sistemin financiar”.

Ai ka thënë gjithashtu se kjo ngjarje mund të jetë si pasojë e ngjarjeve dhe sulmeve terroriste të kohëve të fundit.

“Është rezultat i ngjarjeve të fundit në botë, terrorizmit pasi duhet të dihet se prej nga po financohen këto grupe dhe besohet se shumë prej tyre janë financuar në këtë  formë”.