LAJMI I FUNDIT:

Zjarri në kompleksin banesor në Fushë Kosovë, ndihmë mjekësore kërkuan dy policë dhe disa qytetarë

Zjarri në kompleksin banesor në Fushë Kosovë, ndihmë mjekësore kërkuan dy policë dhe disa qytetarë

Një kompleks banesor është përfshirë mbrëmë nga zjarri në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë.

Policia përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje rreth këtij rasti, ku ka thënë se shkak i zjarrit ishte djegia e njehsorëve elektrik.


“Njësitet policore pasi kanë pranuar informatën për një incident zjarri kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe kanë vërejtur se, një kompleks banesor është përfshirë në tym, për shkak të djegies së njehsorëve elektrik. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit, ekipet mjekësore dhe njësitet e KEDS-it, të cilët kanë kryer veprimet e nevojshme”, thuhet në raport.

Zjarr në një objekt banesor në Fushë Kosovë
Lexo po ashtu Zjarr në një objekt banesor në Fushë Kosovë

Si pasojë e zjarrit dhe tymit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar dy zyrtarë policor dhe disa qytetarë, dhe sipas mjekëve gjendje e tyre është stabile.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa për shkaqet e zjarrit pritet që në vendin e ngjarjes të dalë edhe eksperti i zjarrit. /Telegrafi/