ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Një ndërtesë është përfshirë të enjten nga zjarri në lagjen "Kalabria" në Prishtinë.

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë ka njoftuar se ekipet kanë punuar deri në orët e vona për ta lokalizuar dhe shuar zjarrin, transmeton Telegrafi.


"Reagim i shpejtë dhe profesional!Deri në orët e vona, ekipet tona emergjente ishin të angazhuara në lokalizimin dhe shuarjen e  zjarrit që përfshiu një ndërtesë në lagjen “Kalabria”. Jemi thellësisht mirënjohës për përkushtimin, guximin dhe profesionalizmin e Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve si dhe ekipeve të Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, të cilët, 24/7, janë në gatishmëri për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e qytetarëve të Kryeqytetit", thuhet në njoftim. /Telegrafi/