Banorët e lagjes Shkabaj kanë njoftuar se pritet të rifillojë projekti për vendosjen e pritoreve të autobusëve, pas një periudhe zvarritjesh dhe pengesash.

Sipas njoftimit, banorët janë informuar nga Drejtoria e Mobilitetit e Kryeqytetit se së shpejti do të nisë implementimi i projektit për vendosjen e pritoreve në këtë lagje.


Në reagim thuhet se projekti ishte penguar më 30 dhjetor 2025 nga kryetari i Bashkësisë Lokale në Shkabaj, por pas përpjekjeve të vazhdueshme dhe bashkëpunimit me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, si dhe drejtorin e Mobilitetit, Pëllumb Bajqinovci, është vendosur që ai të rifillojë.

“Për punë të mira nuk dorëzohemi deri në realizimin e tyre, përkundër pengesave”, thuhet në njoftim.

Banorët kanë bërë thirrje për bashkëpunim dhe angazhim të përbashkët në funksion të përmirësimit të kushteve të jetesës dhe zhvillimit të lagjes. /Telegrafi/