LAJMI I FUNDIT:

Zjarri në IML, Haliti: I gjithë dokumentacioni i djegur ekziston edhe në formën digjitale

Zjarri në IML, Haliti: I gjithë dokumentacioni i djegur ekziston edhe në formën digjitale

Ditor Haliti, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), ka thënë se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

“Të gjitha ekipet e policisë, hetuesisë si dhe ekspertëve të elektroteknikës dhe të zjarrit kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë ende me rastin. Sigurisht që raporti i tyre do të shkojë një herë tek prokurori i rastit dhe derisa nuk kemi asnjë prononcim nga prokurori, ne nuk kemi asnjë informatë se cilat mund të jenë shkaqet e zjarrit”, ka thënë Haliti, për RTV Dukagjini.


Haliti ka thënë se është e rëndësishme të theksohet se nga ky zjarr nuk ka persona të lënduar.

“Nuk ka dëmtime në kuptim të mostrave, të arkivës, në laborator apo mbetjeve mortore, të gjitha ato janë të sigurta. Krejt se çfarë është dëmtuar janë dy zyre të ekspertëve mjekoligjorë në katin e dytë, dhe sigurisht është dëmtuar i gjithë dokumentacioni në ato zyre”, ka thënë tutje Haliti.

Sipas tij, dëmtimi i këtyre dokumentacioneve nuk mund të ketë ndikim në procedura penale.

“I gjithë ky dokumentacion që ne kemi ekziston dhe kopja digjitale”, ka shtuar ai, duke theksuar se i vetmi dëm që mund të shkaktohet janë shënimet personale që secili mjek ligjor ka për detyrë që t’i mbajë gjatë përpunimit të rasteve.

Haliti nga IML-ja, për zjarrin në këtë institut në mars të këtij viti, ka potencuar se shkak ishte një defekt elektrik.

Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka bërë të ditur se ka nisur hetimet dhe se prokurori i shtetit ka lëshuar autorizime për ekzaminime nga vendi i ngjarjes.

“Ju njoftojmë se me të pranuar informatën nga Policia e Kosovës lidhur me incidentin e zjarrit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me të gjitha njësitet relevante për t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, ka deklaruar Prokuroria.

“Prokurori i Shtetit ka lëshuar disa autorizime për kryerjen e ekzaminimeve nga vendi i ngjarjes dhe nga të gjeturat e tyre eventualisht në rast të paraqitjes së elementeve të veprës penale, do t’i ndërmarrë veprimet e mëtejme konform dispozitave të KPPRK-së”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Nëse ekzaminimet konfirmojnë elemente të veprës penale, Prokuroria ka theksuar se do të ndërmerren veprime të mëtejshme në përputhje me dispozitat ligjore.

Në mëngjesin e kësaj të marteje ka shpërthyer një zjarr në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori