LAJMI I FUNDIT:

Zjarri në Dhërmi shuhet brenda katër orëve

Zjarri në Dhërmi shuhet brenda katër orëve

Mbrëmjen e së enjtes një zjarr ka rënë në zonën e Dhërmiut, në kodrat përreth një nga bregdeteve më të bukura të zonës së jugut në Shqipëri.

Zjarri u neutralizua dhe u bllokua në kohë rekord nga zjarrfikësit dhe Forcat e Ndërhyrjes së shpejtë, që arritën në krye të katër orëve të bllokojnë përhapjen e tij, duke e çuar në fikje, pavarësisht relievit të vështirë.


Flamur Mamaj, Prefekt i Qarkut të Vlorës bëri të ditur se rreth orës 21:30 të darkës u informuam për vatrën e zjarrit të aktivizuar në Dhërmi.

“Dy zjarrfikëse të Himarës shkuan në vendngjarje, po ashtu dhe zjarrfikësja e Vlorës ishte në gatishmëri të plotë për të ndërhyrë. Falë punës heroike, pasi dhe relievi nuk ishte i favorshëm, u bllokua vatra e zjarrit rreth orës 02:30 të natës, duke sjell dhe shuarjen e zjarrit”, tha Mamaj.

Ai bëri të ditur se pavarësisht punës së mirë të bërë, zjarrfikëset janë ende në gatishmëri.

“Po ashtu zjarrfikëset janë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo rast ri-aktivizimi të vatrës së zjarrit, pasi temperaturat e larta dhe erërat mund ta favorizojnë atë. Puna ishte heroike për shuarjen e zjarrit. Po ashtu dhe FNSH u aktivizua shumë shpejt, asnjë biznes dhe banesë privat nuk u dëmtuan dhe rrezikuan të prekeshin nga zjarri. Gjithçka aty është nën kontroll”, tha Mamaj për ATSH. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori