eksperti ad

Rreth orës 21 në Saraj të Shkupit, zjarri ka kapluar një shtëpi. Shkaqet ende nuk janë të njohura, por sipas banorëve, dyshohet që rrufeja të ketë prekur në kabllot e elektrikut.

Policia, zjarrëfikësit dhe ndihma e shpejtë menjëherë kanë intervenuar. Sipas dëshmitarëve okularë nuk ka të lënduar, por ka vetëm dëme materiale.