LAJMI I FUNDIT:

Zjarrfikësit protestojnë, Qeveria premton qartësimin e statusit të padefinuar të tyre

Zjarrfikësit protestojnë, Qeveria premton qartësimin e statusit të padefinuar të tyre

Qeveria e Kosovës nëpërmjet një komunikate thotë se ka filluar nisma për zgjidhjen e padefinuar të statusit të tyre, përmes krijimit të koncept dokumentit, që më vonë do të bëhet edhe rregullore e punës dhe i cili do të përcaktojë qartë statusin e zjarrfikëseve në vend.

“Ju informojmë që për herë të parë në Kosovë, e iniciuar me kërkesën personale të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është ndërmarrë nisma për zgjidhjen e padefinuar të statusit të tyre, përmes krijimit të koncept dokumentit, që më vonë do të bëhet edhe rregullore e punës dhe i cili do të përcaktojë qartë statusin e zjarrfikëseve në Kosovë. Kjo rregullore do të përfshijë edhe shumicën e kërkesave që zjarrfikësit kanë, përmes komisionit i cili po punon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Është e rëndësishme të njoftohet opinioni, por edhe zjarrfikësit, që një pjesë e kërkesave të tyre kanë të bëjnë me Komunat, nga të cilat menaxhohen dhe vetëm përmes nismës tonë, konfuziteti se kujt i takojnë në menaxhim dhe në paga, do të sqarohet, përmes ligjit. Definimi i statusit të zjarrfikësve do të jetë zgjidhja e vetme dhe afatgjate për ta dhe këtë rrugë është duke e ndjekur Qeveria e Kosovës dhe për këtë janë njoftuar edhe drejtuesit e zjarrfikësve të Kosovës”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, përcjell Telegrafi.


Protestojnë zjarrfikësit për kushtet e punës (Foto/Video)
Lexo po ashtu Protestojnë zjarrfikësit për kushtet e punës (Foto/Video)

Rreth 120 zjarrfikës nga tërë Kosova protestuan sot para ndërtesës së Qeverisë, në shenjë pakënaqësie me kushtet e punës dhe për mosrregullimin e statusit të tyre juridik, që ka të bëjë me caktimin e përgjegjësisë për ta, në nivel komunal apo qendror.

Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka, tha se ende nuk është arritur ndonjë rezultat edhe përkundër disa takimeve me Qeverinë deri më tani.

“Në vazhdimësi na shkelen vite me radhë të drejtat. Në pamundësi që t’i zgjidhim problemet e zjarrfikësve, atëherë kemi zgjedhur që të protestojmë. Zjarrëfikëst janë shumë këmbmgulës në kërkesat e tyre dhe presim që ministritë të na thirrin në dialog. Kërkesat tona tashmë janë të njohura gati që një dekadë”, tha Beka. /Telegrafi/