Zjarrfikësit e Prishtinës bëhen me maunë të re


Kamioni i ri sulmues për nevojat e Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve të kryeqyetit, investim prej 330 mijë euro është prezantuar të mërkurën, në një aktivitet në Kodër të Trimave.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se i njëjti do të përdoret për ndërhyrje në zjarret urbane dhe raste të tjera emergjente.
Sipas tij, synimi kryesor i këtij kamioni është të rrisë efikasitetin e zjarrfikësve në reagimet emergjente si dhe bëri të ditur se gjatë këtij viti është planifikuar edhe blerja e një kamioni tjetër të projektuar për ndërhyrje në zjarret malore.
“Kemi një kamion të ri për zjarrfikësit. Pra, për herë të parë Komuna e Prishtinës, kryeqyteti faktikisht, ka investuar në një mjet të ri. Pra, është nga fabrika, Një kamion sulmues, i cili është i dizajnuar për me i ndihmuar në raste ku luftohet, me zjarr në zonat urbane. Pra, është i dizajnuar pikërisht për luftën ndaj zjarrit në zonat urbane… Kjo është një prej investimeve të shumta që kryeqyteti po i bën për me e ngritë sigurinë në kryeqytet. Kemi buxhetuar që këtë vit po ashtu të kemi edhe kamionin tjetër të ri, i cili do të na ndihmojë në raste të zjarreve në zonat malore… Ky është një investim prej 330,000 eurove. Pra, ky kamion kushton 330,000 euro. Tash kemi buxhetuar edhe një investim tjetër të rreth 300,000 euro për kamionin tjetër që e përmenda,i dizajnuar për zjarre malore”, u shpreh ai.
Ai shtoi se Komuna e Prishtinë ka investuar edhe në ngritjen e kapaciteteve për aspektin e shëndetit të zjarrfiksëve, në mënyrë që sipas tij të kenë mudësi më trë miraq që të i ndihmonë qytetarët në rast nevoje.
“Ne kemi tash edhe fizioterapie për secilin prej zjarrfikësve si pjesë e proceseve. Pra, po ashtu edhe mbikëqyrje pa pagesë për të gjithë zjarrfikësit. Pra, kemi edhe shpuzat të cilat janë të dizajnuara nga nutricionistët që tash u shërbejnë zjarrfikësve tanë në kryeqytet. Pra, janë këto një mori intervenimesh të cilat ne si kryeqytet i kemi parë si të domosdoshme që t'ju ndihmojmë zjarrfikësve tanë për me qenë, po them, në pozitë më të mirë që t'ju ndihmojnë secilit qytetar të kryeqytetit e përtej”, tha ai.
Ndërsa drejtori i Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve, Malë Gashi, i cili theksoi se automjeti i ri do të zëvendësojë një pjesë të flotës së vjetruar që shpesh shkaktonte vonesa për shkak të defekteve.
“Problemet në të kaluarën, i kam cek disa herë edhe për juve, problemet më të mëdha i kemi pas automjetet e vjetra se kanë defekte shumë dhe na humbin kohë duke u marrë me to e duke mos i pasur në shërbim. Ndërsa automjeti, ky automjet i ri është i garantuar për disa vite nga vetë operatori ekonomik, e gjithashtu edhe vetë që është i ri i ka edhe 15 vite që na nuk mendojmë më për një kamion të tillë”, tha Gashi.
Se modernizimi i flotës së zjarrfikësve do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme, me synim zëvendësimin e të gjitha automjeteve të vjetra dhe ngritjen e kapaciteteve operative të brigadës, e tha drejtori i Sigurisë dhe Emergjencave, Lulëzim Fushtica.
“Të gjitha këto, edhe në këtë vit do të jetë edhe një kamion i tjetër, por në strategjinë tonë është ndërrimi i të gjithë flotës të vjetruar nga automjetet, në tre vitet e ardhshme. Pra, qëllimi jonë është që të ndërrohet e gjithë flota, të ngriten kapacitetet, të ngritet numri i zjarrfikësve proporcionalisht me numrin e banorëve në kryeqytet dhe që kryeqyteti ta ketë brigadën profesionale, që e ka, por do ta modernizojmë, do t'i ngriten kapacitetet, si ato logjistike, po ashtu edhe ato në aspektin e burimeve njerëzore, dhe të jetë shembull, siç është shembull për të gjitha komunat e tjera”, tha Fushtica. /KP/







































