LAJMI I FUNDIT:

Zjarrfikësit dhe policia luftojnë njëri-tjetrin, pamje të protestave të dhunshme në rrugët e Parisit

Zjarrfikësit dhe policia luftojnë njëri-tjetrin, pamje të protestave të dhunshme në rrugët e Parisit

Protestat në kryeqytetin francez kanë parë edhe momente kur policët dhe protestuesve janë përleshur ndërmjet tyre.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kjo dhunë është kapur edhe nga kamerat, pamje të të cilave janë publikuar edhe nga mediat botërore.

Ato tregojnë qartë oficerët e CRS (Kompanitë e Sigurisë Republikane), të përfshirë në përleshje me zjarrfikësit, të cilët kërkonin paga dhe kushte më të mira.

Policia franceze përleshet me zjarrfikësit gjatë protestës në Paris
Lexo po ashtu Policia franceze përleshet me zjarrfikësit gjatë protestës në Paris

“Zjarrfikësit ishin shumë militantë dhe në një fazë u përpoqën të rrëzonin pengesat e policisë”, tha një dëshmitar okular.

“Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe pastaj përdori edhe shkopinj gome. Përleshjet u bënë shumë të shëmtuara”.

Sindikatat organizuan protestën në Paris për punonjësit e shërbimit të zjarrfikësve në të gjithë vendin.

Pjesëmarrësit duan një ngritje të “pagesës së rrezikut” nga 19 për qind në 25 për qind për të përmbushur misionet e tyre – gjë që ata thonë se zvogëlimi i personelit e ka bërë gjithnjë e më të vështirë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Azia
Kalo në kategori