LAJMI I FUNDIT:

Zjarret nuk i ndahen Greqisë, në flakë ishulli Evia, evakuohen banorët (Video)

Zjarret nuk i ndahen Greqisë, në flakë ishulli Evia, evakuohen banorët (Video)

Sikur të mos mjaftonin 94 viktimat e zjarrit ‘përbindësh” që shkrumboi gjysmën e Athinës pak ditë më parë, në Greqi është rikthyer sërish makthi i flakëve, teksa një vatër e madhe zjarri është ndezur rreth orës 15:20 në zonën pyjore në rajonin e Kontodespoti Dirfys – Messapion Evia.

Zjarri është duke djegur me shpejtësi pyllin me pisha të dendura dhe i është drejtuar drejt fshatrave dhe, ku banorët janë urdhëruar që të evakuohen me shpejtësi për të parandaluar një tragjedi të ngjashme me atë të Atikës.


Tashmë 250 persona kanë lënë shtëpitë e tyre, ndërsa Manastiri i Gorgheikos është evakuuar gjithashtu.

Mediat greke raportojnë se fronti i zjarrit është i gjerë dhe me dy drejtime, përcjell gsh.

Zëvendësshefi i Evias, Fanis Spanos vuri në dukje se fuqia e zjarrit është e madhe dhe flakët po përhapen me shpejtësi si pasojë e erës së fortë.

Ndërkohë policia po përpiqet të garantojë sigurinë në autostradën aty pranë, pasi diku pranë zjarrit kalon aksi që lidh Kalkidhën me Evian e veriut, ndërsa rruga provinciale është aktualisht e mbuluar nga tymi i dendur.

Sipas Departamentit të Policisë të Gujarat është mbyllur edhe rruga përgjatë lumit Prokopi deri në Castela.