LAJMI I FUNDIT:

Zjarre malore të reja në rajonin e Kërçovës

Zjarre malore të reja në rajonin e Kërçovës

Këtë mëngjes në pjesën lindore të Kërçovës kanë shpërthyer zjarre të reja malore, të cilët akoma janë aktiv. Zjarret në pjesën veriore të cilët u përhapën mbrëmë, janë shuar tërësisht.

Nga Komuna e Kërçovës informojnë se shtabi lokal për kriza punon aktivisht, që të veprojnë në mënyrë sa më efikase. Sipas tyre, nëse paraqitet nevoja do të angazhohen edhe aeroplanë për shuarjen e zjarreve, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Në këtë moment ekipet janë në terren dhe po tentojnë të lokalizojnë zjarret”, tha zëdhënësi i Komunës së Kërçovës, Emin Nasufi, i cili apeloi tek qytetarët të përmbahen nga ndezja e zjarreve në hapësirë, pasi pasojat janë të mëdha.

Sipas Nasufit, fshatrat nga ky rajon nuk janë në rrezik./Telegrafi/

Foto: Arkiv