LAJMI I FUNDIT:

Zjarr në objektin e IML-së, nuk ka të lënduar

Zjarr në objektin e IML-së, nuk ka të lënduar

Një zyrë në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) sot në orët e hershme të mëngjesit është përfshirë nga zjarri.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin zëvendësi i komandantit të Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi.

Sipas tij, zjarri është lokalizuar dhe nuk raportohet për persona të lënduar.


“Po, një zyrë në IML është përfshi nga zjarri. Sipas informatave që kemi , nuk ka të lënduar dhe tashmë zjarri është shuar”, ka thënë Gashi.

Ndërkaq, Telegrafi merr vesh që zyra e drejtorisë është përfshirë nga flakët si dhe zyra e Arsim Gërxhaliut.

Ndryshe, është hera e dytë që objekti i IML-së është përfshirë nga flakët. /Telegrafi/