LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria jep detaje për incidentin e zjarrit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë

Prokuroria jep detaje për incidentin e zjarrit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka dhënë detaje lidhur me incidentin e zjarrit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Siç njoftohet, Prokurori i Shtetit ka lëshuar disa autorizime dhe në kuadër të veprimeve të ndërmarra janë intervistuar zyrtarë të IML-së, të cilët kanë qenë kujdestarë në kohën kur ka ndodhur incidenti.


“Vendit të ngjarjes iu kanë përgjigjur të gjitha njësitë relevante, përfshirë ekipin e zjarrfikësve, Policinë, ekspertët e zjarrit, Prokurori i Shtetit, drejtori i IML-së, si dhe eksperti i elektroteknikës, me ç’rast kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore nga vendi i ngjarjes, me qëllim të sqarimit të shkaqeve të këtij incidenti”, thuhet në njoftim.

Zjarr në ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore, ministria thotë se nuk ka dëme
Lexo po ashtu Zjarr në ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore, ministria thotë se nuk ka dëme

Tutje theksohet se Prokuroria është në pritje të raporteve me të gjeturat nga ekzaminimet e kryera dhe në rast të paraqitjes së elementeve të veprës penale do t’i ndërmerrë veprimet e mëtjeme konform dispozitave të KPPRK-së.

“Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, IML-në dhe institucionet e tjera relevante janë duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore deri në sqarimin e plotë të rastit në fjalë”, thuhet në fund./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Mostrat biologjike të sulmuesve të Banjskës dërgohen për ekzaminim në Finlandë

Mostrat biologjike të sulmuesve të Banjskës dërgohen për ekzaminim në Finlandë

Siguri
Vdekja e ukrainaseve në Tiranë: Shërbenin si punonjëse seksi, shoqja e tyre çelës për zbardhjen e ngjarjes

Vdekja e ukrainaseve në Tiranë: Shërbenin si punonjëse seksi, shoqja e tyre çelës për zbardhjen e ngjarjes

Lajme
“Albkings”, një muaj paraburgim për shpërndarjen e numrave të telefonave

“Albkings”, një muaj paraburgim për shpërndarjen e numrave të telefonave

Drejtësi
Kalo në kategori