LAJMI I FUNDIT:

Zjarr në banesë, humb jetën 50-vjeçarja në Vlorë

Zjarr në banesë, humb jetën 50-vjeçarja në Vlorë

Një grua ka humbur jetën pasi banesa e saj u përfshi nga flakët pasditen e së martës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 nëntori” të qytetit bregdetar të Vlorës.


Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë ndërsa mësohet e 50-vjeçarja që ndërroi jetë ishte invalide dhe jetonte vetëm.

Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit ndërsa policia po heton shkaqet e zjarrit.