LAJMI I FUNDIT:

Zjarr i madh në një pallat në Tiranë, rrezikohen banorët (Video)

Zjarr i madh në një pallat në Tiranë, rrezikohen banorët (Video)

Një zjarr i madh ka përfshirë një pallat pasditen e sotme në Tiranë.

Mësohet se zjarri me përmasa të mëdha ka rënë në një pallat në rrugën ‘Riza Cerova’, në zonën e Astirit.


Nga të dhënat paraprake, zjarri rrezikon shumë banorë që banojnë në këtë pallat.

Ndërkohë, që policia dhe zjarrfikësat ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po mundohen të shuajnë flakët.

Deri tani nuk raportohet për të plagosur, por vetëm për dëme material.