Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane thuhet se dëshiron që ekipi i tij të bashkohet në betejën për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.

Barcelona bëri presion të fortë për të nënshkruar Lautaron verën e fundit, por u bllokua nga Interi që këmbëngulte që sulmuesi largohet vetëm për ekuivalentin e klauzolës së tij të blerjes prej 111 milionë eurosh.


Me Zidanen që kërkon një pasardhës afatgjatë të Karim Benzema, Real Madridi ka qenë i lidhur me yllin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

Megjithatë, burimet italiane raportojnë se Zidane preferon yllin e Interit, Lautaro, pasi është i bindur se argjentinasi është më i përshtatshëm për sistemin e tij.

zidane lautaro

Marrëveshja aktuale e Lautaros nuk përmban një klauzolë blerjeje, e cila mund t'i ofrojë Realit mundësinë për të negociuar një tarifë më realiste për sulmuesin në vitin 2021.

Zidane dhe Reali u njoftuan edhe për së afërmi me Lautaron, i cili pati një super-paraqitje ndaj Mbretërve në Ligën e Kampionëve, ku shënoi edhe një gol të bukur. /Telegrafi/