LAJMI I FUNDIT:

Zidane kontaktohet përsëri nga Juventusi

Zidane kontaktohet përsëri nga Juventusi

Juventusi thuhet se ka kontaktuar përsëri trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane, duke i kërkuar atij që të marrë vendin e Maurizio Sarrit nga sezoni i ardhshëm.

Kjo sigurisht nuk është hera e parë që Zidane është lidhur me rolin e trajnerit të Juve, veçanërisht pasi ai luajti në Torino nga vitit 1996 deri më 2001.

Sipas mediumit francez le10sport.com, Zonja e Vjetër i ka dërguar sinjale rrethit të Zidane, pasi e duan në klub pas raporteve jo të mira me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez.


Mido për rikthimin e Zidanes te Real Madridi: Njeriu nuk bën të martohet dy herë me të njëjtën grua
Lexo po ashtu Mido për rikthimin e Zidanes te Real Madridi: Njeriu nuk bën të martohet dy herë me të njëjtën grua

Zidane tashmë ishte largua nga Los Blancos në maj të vitit 2018, pasi kishte fituar tre trofe radhazi të Ligës së Kampionëve, për t’u rikthyer në mars 2019.

Trajneri francez nënshkroi një kontratë deri në qershor të vitit 2022, por raportet vazhdojnë të sugjerojnë se ai nuk pajtohet me klubin për strategjinë e tyre për të ecur përpara.

Zidane kur launte te Juventusi

Kjo do të ishte një goditje për klubin nga Santiago Bernabeu, i cili tashmë humbi Cristiano Ronaldon te Juventusi.

Në anën tjetër, në të kaluarën as Zidane nuk e ka fshehur dëshirën për ta drejtuar klubin italian në të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Kalo në kategori