LAJMI I FUNDIT:

Zidane duhet të presë, Deschamps te Franca edhe në Kupën e Botës 2022

Zidane duhet të presë, Deschamps te Franca edhe në Kupën e Botës 2022

Didier Deschamps nuk do të largohet nga ‘Les Bleus’ edhe pas eliminimit zhgënjyes në Euro 2020, pasi Federata e Futbollit të Francës me president Noel Le Graet e kanë konfirmuar atë si trajner.

Zinedine Zidane,shihej si favorit për të zëvendësuar Deschampsin, por do të duhet të vazhdojë të presë që të marr drejtimin e Francës.


Vetë Zidane kishte thënë se puna në Francë është vendi i tij i ëndrrave pas largimit nga Real Madridi në fund të sezonit 2020/21.

Le Graet foli për ‘Le Figaro’ dhe e bëri të qartë se Deschamps do të ketë shansin të kompensojë shfaqjen e keqë të Francës në Euro 2020.

“Përgjigjja është po”, u përgjigj Le Graet kur u pyet nëse Deschamps do të vazhdojë të jetë në krye të Francës në Kupën e Botës 2022 .

“Ne u takuam të mërkurën dhe e zgjidhëm në tre minuta. Dëshira e tij për të vazhduar është e fortë edhe e imja. Nuk pati asnjë debat”, deklaroi ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bundesliga
Kalo në kategori