LAJMI I FUNDIT:

Zhvillimi i rrjetit 6G tashmë ka filluar, kurse ne nuk e kemi ende rrjetin 5G

Zhvillimi i rrjetit 6G tashmë ka filluar, kurse ne nuk e kemi ende rrjetin 5G

iPhone i ri që mbështet rrjetin 5G u prezantua disa ditë më parë, por CEO i AT&T beson se Apple nuk duhet të jetë shumë optimist për suksesin në treg.

Apple tashmë ka njoftuar se ka porositur 75 milionë iPhone 5G nga furnitorët, të cilët planifikon t’i dërgojë në të gjithë botën. Sidoqoftë, kreu i AT&T tha se vetëm disa njerëz do të jenë të gatshëm të paguajnë për një shpejtësi të ngjashme të internetit, sepse shumica do të jenë të kënaqur me përdorimin e teknologjisë 4G, shkruan CNBC.


Ai shtoi se telefonat e njoftuar prej 5G nuk do të kalojnë pa u vënë re, por që konsumatorët, të ballafaquar me një ekonomi të dëmtuar nga pandemia, do të vendosin të kursejnë para, transmeton Telegrafi.

Teknologjia 5G reklamohet si e ardhmja e Internetit për shkak të shpejtësisë së tij shumë më të lartë që mund të “zhbllokojë” teknologjitë e përparuara siç janë veturat që drejtojnë vetveten dhe pajisjet inteligjente.

Ndërsa shumë vende të përparuar në teknologji po shikojnë të zhvillohen drejt rrjetit 6G, ne ende as nuk jemi afër rrjetit të shpejtë 5G.

Sidoqoftë, reagimet fillestare të tregut nuk janë shumë të mëdha, pasi që një pjesë e madhe e këtyre teknologjive të përparuara ose nuk janë të zhvilluara, ose janë të dobishme vetëm për bizneset e mëdha.

Ndërkohë, AT&T ka njoftuar se inxhinierët e tyre tashmë janë duke punuar në teknologjinë 6G, por gjithashtu se interneti pa tel do të mbetet gjithmonë prapa kabllove optike të drejtpërdrejta në shtëpi. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Teknologji
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë

Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë "të frymëzuar nga truri i njeriut"

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Teknologji
Logitech po përgatit një mi

Logitech po përgatit një mi "të zgjuar": Ju ndihmon të shkruani email ose të modifikoni tekstet - sa do të kushtojë

Teknologji
Kalo në kategori