LAJMI I FUNDIT:

Zhvillimet brenda Komunës së Prishtinës – nënkryetari Zogaj mohon se ka mospajtime brenda koalicionit qeverisës LDK-PDK

Zhvillimet brenda Komunës së Prishtinës – nënkryetari Zogaj mohon se ka mospajtime brenda koalicionit qeverisës LDK-PDK

Zhvillime të shumta ka pasur gjatë kësaj jave në Komunën e Prishtinës. Partitë opozitare VV, AAK, Nisma dhe AKR në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur të enjten shkarkuan 20 aksionarë të 10 ndërmarrjeve publike komunale.

Pas shkarkimit të tyre menjëherë u emëruan aksionarët e rinj, nga katër subjektet opozitare në Kuvendin Komunal të Prishtinës.


Opozita në Prishtinë merr nën menaxhim dhjetë ndërmarrjet publike komunale
Lexo po ashtu Opozita në Prishtinë merr nën menaxhim dhjetë ndërmarrjet publike komunale

Në media është përfol që thirrja e kësaj seance ka të bëjë me një prishje të mundshme të koalicionit LDK-PDK në Prishtinës.

Shef i asamblistëve të PDK-së në Kuvendin e Prishtinës, Leutrim Retkoceri, ditë më parë tha për Telegrafin se kjo është tentim për kapje të ndërmarrjeve publike nga opozita.

Ndërkaq për aludimet se ka mospajtime brenda koalicionit, Retkoceri u përgjigj që “asgjë s’ka të bëjë me PDK-në, kjo është e tëra që mund të them”.

Për një prishje të mundshme të koalicionit LDK-PDK në Prishtinë, Telegrafi ka kontaktuar edhe me nënkryetarin e Prishtinës nga radhët e LDK-së, Alban Zogaj.

Ai ka mohuar se ka diçka të tillë. “S’ka asgjë të vërtetë në këto spekulime”, ka thënë shkurt Zogaj.

Shkarkohen 20 aksionarët e dhjetë ndërmarrjeve publike në Prishtinë – këta janë emrat
Lexo po ashtu Shkarkohen 20 aksionarët e dhjetë ndërmarrjeve publike në Prishtinë – këta janë emrat

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës e cila u mbajt të enjten, kryesuesi i Kuvendit Komunal nga radhët e LDK-së, Fehmi Kupina njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga kjo parti.

Ai është deklaruar kryesues i pavarur.

“Unë jam anëtar i pavarur i kryeqytetit dhe nuk do ti përkas asnjë partie apo grupi politik. Mandatin tim si kryesues i Kuvendit dhe si anëtar i pavarur do ta ushtroj në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës dhe do të jem besnik i secilit votues dhe qytetari të Prishtinës”, ka thënë Kupina.

Kujtojmë se PDK në këtë koalicion qeveritar erdhi pas një rezultati befasisht të mirë në zgjedhjet e 31 tetorit 2021 për asamble komunale.

Kjo parti politike i kishte fituar 9 asamblistë, ose vetëm pesë më pak se LDK-ja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori