LAJMI I FUNDIT:

Zhvillime dramatike në Sarajevë: Dodik kërkon zhvendosjen e Ambasadës së Bosnjës në Jerusalem, Komsic kërkon njohjen e Kosovës

Zhvillime dramatike në Sarajevë: Dodik kërkon zhvendosjen e Ambasadës së Bosnjës në Jerusalem, Komsic kërkon njohjen e Kosovës

Në Presidencën e Bosnjës dhe Hercegovinës sot kanë ndodhur zhvillime dramatike. Fillimisht kryetari i Republikës Serbe, Milorad Dodik, paraqiti kërkesën për mbajtjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Presidencës me një pikë të rendit të ditës, transferimin e Ambasadës së B e H nga Tel Avivi në Jerusalem. Në të njëjtën kohë, anëtari kroat në Presidencën e B e H, Zeljko Komsic, kërkoi gjithashtu një seancë  të jashtëzakonshme me propozim që B e H ta njohë Kosovën.

Siç shkruan portali boshnjak “Klix.ba”, fillimisht anëtari i Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës nga Republika Serbe, Milorad Dodik, dërgoi kërkesën mbajtjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, me vetëm një pikë në rendin e ditës: “Propozimi i Vendimit për ndryshimin e selisë së Ambasadës së Bosnjës dhe Hercegovinës në shtetin e Izraelit”, transmeton Telegrafi.


Kjo kërkesë erdhi pasi anëtarët e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq  dhe Zeljko Komsic, vlerësuan se propozimi i Dodikut për të zhvendosur Ambasadën e Bosnjës dhe Hercegovinës në shtetin e Izraelit nga Tel Aviv në Jerusalem ishte populist dhe jo real.

Sipas dokumentit, të cilin e ka sigurua portali ‘Klix.ba’, kërkesa e Dodikut është që seanca të mbahet nesër në orën 11:00.

Megjithatë, është interesante se ndërkohë, pati një kërkesë për të mbajtur një mbledhje tjetër e jashtëzakonshme e Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, në orën 10:45, vetëm 15 minuta para mbledhjes së kërkuar nga Milorad Dodik.

Bëhet fjalë për një kërkesë nga kabineti i anëtarit të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zeljko Komsic. Nga kabineti i Komsicit kanë kërkuar që në mbledhje të jashtëzakonshme të shqyrtohet “Propozimi i Vendimit për njohjen e Republikës së Kosovës”.

Në kërkesën e tij, Dodik thekson se sovraniteti i Izraelit mbi Jerusalemin është i padiskutueshëm. Ai gjithashtu numëron shtetet të cilat kanë zhvendosur deri më tani ambasadat e tyre nga Tel Aviv në Jerusalem.

Deri më tani, vetëm tri shtete e kanë bërë këtë dhe disa shtete të tjera kanë zyra të hapura në Jerusalem.

Të përkujtojmë se me marrëveshjen e nënshkruar në Uashington, Serbia mori përsipër të zhvendosë ambasadën e saj në Jerusalem deri në korrik 2021. Ndërsa Kosova, e cila do të marrë njohje nga Izraeli, do të bëjë të njëjtën gjë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori