LAJMI I FUNDIT:

Zhvarroset Salvador Dali

Zhvarroset Salvador Dali

Varri i Salvador Dali është hapur dhe nga ajo që ka mbetur prej trupit të piktorit të madh surrealist spanjoll janë marrë kampione për t’iu nënshtruar një testi atësie.

Kampionet e marra nga flokët, thonjtë dhe dy kocka të gjata do të dërgohen në Madrid për analizat e ADN-së, një proces ky që mund të kërkojë javë të tëra.


Por ajo që ka çuditur personat përgjegjës ishte fakti që mustaqet ikonë të artistit gjenial, të shndërruara në shenjë dalluese të tij janë të paprekura.

Gati tre dekada pas vdekjes, trupi i balsamosur i Dali duket në gjendje të mirë, sipas ekspertëve, që këmbëngulin se edhe mustaqet e tij karizmatike mund të dallohen fare lehtë dhe janë në formën e tyre klasike: atë të akrepave të orës.

Salvador Dali vdiq në vitin 1989, në moshën 84-vjeçare dhe u varros në teatrin dhe muzeun që mban emrin e tij, një vend i shndërruar në magnet për turistët, duke tërhequr vetëm vitin e kaluar 1.1 milionë të tillë.

Testi i atësisë u urdhërua nga gjykatësi i çështjes së 61-vjeçarit Pilar Abel, i cili pretendon se e ëma ka pasur një lidhje romantike me artistin në vitet ‘50 dhe kjo e shtyn të besojë se Dali është i ati. /top-channel/