Dev Bath është zhgënjyer aq shumë me makinën Range Rover, sa që ka vënë shënime mbi të dhe e ka lënë në shenjë proteste para lokalit që ndodhet në qendër të Londrës.

Pronarit 31-vjeçar të makinës britanike, nuk po i pëlqen që në të shumtën e rasteve duhet ta vozisë nën 90 kilometra në orë, transmeton Telegrafi. Madje, ai e gjykon kompaninë ku e bleu për 82 mijë euro, për mashtrim dhe fshehje të së vërtetës.


“Mos blini nga Range Rover. Ata më kanë grabitur, duke ma shitur këtë mbeturinë” dhe “vetura është qëllimisht e papërshtatshme, kompanisë nuk i intereson” janë mbishkrimet e vendosura në dritare.

Madje, ai thotë se zyrtarët e kompanisë i kanë kërkuar ta largojë nga rruga që frekuentohet shumë, por se nuk ka pranuar.

Nëse nuk i kompensohet ajo, ai thotë se do ta djeg dhe të gjithë do ta shohin se është veturë e keqe. /Telegrafi/

Zhgënjehet me Range Rover e braktisi para lokalit ku e bleu dhe kercenon se do ta djege foto 2

Zhgënjehet me Range Rover e braktisi para lokalit ku e bleu dhe kercenon se do ta djege foto 3

Zhgënjehet me Range Rover e braktisi para lokalit ku e bleu dhe kercenon se do ta djege foto 4