LAJMI I FUNDIT:

Zhernovski: Presim caktim të datës për bisedime të vendit tonë me BE-në në qershor

Zhernovski: Presim caktim të datës për bisedime të vendit tonë me BE-në në qershor

Para Komitetit të përzier kuvendar e cila në Strasburg po zhvillon takimin e 26-të, fjalim mbajti zv. ministri për Punë të Jashtme të Maqedonisë, Andej Zhernoski.

Zhernovski para anëtarëve të Komitetit të përzier kuvendar të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, tha se “jemi krenar për arritjet dhe perspektivat të cilat i hapëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Jemi të vetëdijshëm se kemi edhe shumë punë, por suksesi i deritanishëm na jep optimizëm se do të kemi sukses në përmbushjen e strategjive të përcaktuara”, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ai gjithashtu tha se gjatë vitit të kaluar Republika e Maqedonisë së Veriut ka arritur që të bëjë përparim të dukshëm në qëllimet strategjike të saj.

“Presim caktimin e datës konkrete për bisedimet e vendit tonë me BE-në, nga ana e Këshillit të BE-së, në qershor të këtij viti. Rreziku i vonesës për marrjen e vendimit të këtillë do të thotë humbje të momentit, e cila u ndërtua me shumë përpjekje nga ana e Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut”, tha Zhernovski.

Ai shtoi se konsolidimi i Bashkimit Evropian mund të lëviz paralelisht me konsolidimin evropian të Ballkanit.

“Për ne Evropa do të thotë më shumë se Bashkim, më shumë se rritje ekonomike dhe siguri. Për ne, Evropa do të thotë që të jetojmë në modernizim, të barabartë dhe shoqëri të hapur, me standarde të qarta demokratike, në të cilën qeverisë drejtësia, në të cilën jeton solidariteti, në të cilën funksionojnë gjykatat më të mira dhe ku të drejtat janë të barabarta për të gjithë”, theksoi Zhernovski.

Komitetin e përbashkët kuvendar e kryesojnë deputeti Goran Milevski dhe parlamentari slloven Alojz Peterle. Në delegacionin kuvendar ndodhen edhe deputetët Nikolla Micevski, Sonja Mirakovska, Shpresa Hadri, Meral Uzeiri Ferati dhe Zhaklina Llazarevska./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori