LAJMI I FUNDIT:

Zhernovski: Dorëheqja e Shipovit është çuditëse, sepse vjen pikërisht në fund të mandatit

Zhernovski: Dorëheqja e Shipovit është çuditëse, sepse vjen pikërisht në fund të mandatit

Kryetari i komunës ‘Qendër’ Andrej Zhernovski ka reaguar për dorëheqjen e ish-kryetarit të Këshillit të Qendrës, Mirosllav Shipoviq, i cili në fund të mandatit ka dhënë dorëheqjen nga detyra, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në shpjegim ai thotë se po jep dorëheqje për arsye personale, më vonë tha se ishte për shkak të bashkëpunimit të keq me mua si kryetar bashkie.


Nuk është e vërtetë se ai ka pritur para zyrës, nuk është e vërtetë se bashkëpunimi është ndërprerë për arsye të njohura për publikun”, thuhet në reagimin e Zhernovskit.

Zhernovski thotë se sjellja e tij ishte në kundërshtim me koalicionin e udhëhequr nga LSDM-ja. /Telegrafi/