LAJMI I FUNDIT:

I zhdukur që nga 4 maji, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Nezir Osmanit

I zhdukur që nga 4 maji, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Nezir Osmanit

Pavarësisht kërkimeve, Policia e Kosovës kërkon informacion edhe nga qytetarët për gjetjen e Nezir Osmanit.

Me datë 04.05.2021, në polici është raportuar për një person të zhdukur.


Bëhet fjalë për personin, Nezir Osmani i lindur në vitin 1963, banues në lagjen Kodra e Trimave.

“Që nga dita e raportimit deri më tani, njësitet policore të hetimeve, në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si: intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit, kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare, kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura) apo analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin etj”.

“Po ashtu me datën 06.05.2023 ka filluar plani për kërkim ku kanë marrë pjesë gjitha organet e specializuara për kërkim shpëtim nga Policia e Kosovës , FSK si dhe Qendra Emergjente e Komunës së Prishtinës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Megjithatë Policia thotë se ka nevojë edhe për ndihmën apo informacionin nga qytetarët për këtë rast.

“Edhe pse veprimet dhe kërkimet policore janë duke vazhduar, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit të shtetit, nga ana juaj kërkojmë kontributin tuaj qytetar”.

Të gjithë ata që kanë çfarëdo lloj informacioni, që ndërlidhet me të, t’ia kalojnë ato policisë përmes numrit 192./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori