LAJMI I FUNDIT:

Zhbogar: Strategjia e KE-së, perspektivë e qartë për gjashtë vendet e rajonit, bisedime me Maqedoninë

Zhbogar: Strategjia e KE-së, perspektivë e qartë për gjashtë vendet e rajonit, bisedime me Maqedoninë

Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Shkup, Samuel Zhbogar e ka komentuar strategjinë e Bashkimit Evropian për zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, strategjia ofron perspektivë të qartë evropiane për të gjithë gjashtë vendet e rajonit, por Brukseli nuk do të lejojë pranimin e anëtarëve me çështje të hapura, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në lidhje me kornizën kohore që më 2025 të pranohen anëtarë të rinj në BE, Zhbogar tha se kjo datë është mjaft ambicioze, dhe se nuk paraqet afat përfundimtar, por është afat i mundësh i fundit që duhet të trajtohet si inkurajues për vendet në realizimin e reformave të nevojshme dhe në plotësimin e kritereve.

Zhbogar tha se vlerësimi qëndron se asnjë vend kandidat, sipas reformave të tanishme dhe arritjeve, nuk është i gatshëm për anëtarësim, dhe se duhet që çështjet të ndryshojnë në mënyrë dramatike te të gjithë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ambasadori i BE-së në Shkup ritheksoi se Komisioni Evropian është i gatshëm të filloj bisedimet për anëtarësim të Maqedonisë, dhe se është me rëndësi të ketë pajtim kombëtar në aspekt të perspektivave evropiane dhe të respektimit të reformave, duke shtuar se të gjitha palët duhet të përfshihen në këtë proces, përfshirë opozitën dhe sektorin qytetar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Kalo në kategori