LAJMI I FUNDIT:

“Zgjohem në orën 3:30, ha vetëm dy vakte, lutem dhe ushtroj”: Aktori sfidon moshën me një regjim të veçantë diete dhe ushtrimesh

“Zgjohem në orën 3:30, ha vetëm dy vakte, lutem dhe ushtroj”: Aktori sfidon moshën me një regjim të veçantë diete dhe ushtrimesh
GettyImages

Aktori Mark Wahlberg është i njohur për filmat e aksionit në të cilët luan dhe për pamjen e tij mahnitëse i detyrohet përkushtimit të jashtëzakonshëm

Mark Wahlberg (52) është një aktor që duket fantastik në dekadën e tij të gjashtë. Ndërkohë që bashkëshortja e tij bën një mënyrë jetese të relaksuar, aktori përpiqet të qëndrojë në top formë për të marrë rolet sa më të mira.


Megjithatë, ky lloj trupi “nuk bie nga qielli”. Marku bën sakrifica të jashtëzakonshme për t’u dukur njëzet vjet më i ri, transmeton Telegrafi.

Çfarë bën ai?

Aktori ka deklaruar se çdo mëngjes zgjohet rreth orës 3:30, fillimisht lutet, pastaj ushtron, u përgjigjet emaileve dhe vetëm më pas ha mëngjes.

Së fundmi ka filluar të praktikojë autofagjinë, ndaj mundohet të hajë sa më pak.

“Nuk ushtroj aq fort sa dikur, tani kam rezultate më të mira duke praktikuar autofagjinë.

Tani zgjohem çdo ditë rreth orës 3:30, pastaj marr pak kohë për t’u lutur, marr vitaminat, bëj stërvitje dhe më pas shkoj në punë.

Marr dy vakte në ditë: një rreth mesditës dhe tjetri deri në orën 18.00. Në ditët kur kam stërvitje, përpiqem të ha më shumë. Por pesë ditë në javë mbaj një periudhë agjërimi tetëmbëdhjetë orëshe.

Unë shkoj në shtrat gjithmonë rreth orës 19:30. Jam i vendosur të fle nga 7 deri në 8 orë. Familja ime nuk ka një ritëm të tillë, por është mësuar me rutinën time”, është shprehur i sinqertë aktori.

Mark është i martuar me gruan e tij Ria që nga viti 2009 dhe kanë katër fëmijë: Ella, Michael, Brandon dhe Grace.

Përveç aktrimit, Marku zotëron edhe një zinxhir veshjesh, një rrjet palestrash dhe një ekskluzivitet restorantesh. Ai është një biznesmen jashtëzakonisht i suksesshëm, i cili pranon se suksesin ia ka borxh punës këmbëngulëse dhe rutinës që nuk e ka ndryshuar prej vitesh. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Këshilla Lifestyle
Letra higjienike nuk është gjithmonë higjienike! Kini kujdes se çfarë blini - ky lloj mund të jetë i rrezikshëm!

Letra higjienike nuk është gjithmonë higjienike! Kini kujdes se çfarë blini - ky lloj mund të jetë i rrezikshëm!

Këshilla dhe ide
Ujori: Horoskopi vjetor për 2024

Ujori: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori