Zgjodhët ngjyrën e gabuar të pudrës së lëngshme? Ja si të gjeni tonin perfekt në pak minuta

Edhe nëse pudra nuk përputhet me ngjyrën e lëkurës, me disa teknika të thjeshta mund ta ktheni në nuancën perfekte
Zgjedhja e nuancës së duhur të pudrës së lëngshme është një nga sfidat më të zakonshme në makijazh. Edhe profesionistët gabojnë ndonjëherë me tonin , një hije më e errët ose më e çelët se sa duhet.
Lajmi i mirë është se produkti nuk ka pse të hidhet. Me disa metoda të thjeshta, mund ta përshtatni saktë me ngjyrën e lëkurës suaj, pa humbur produktin.
Nëse pudra është më e errët se lëkura juaj
Me çfarë mund ta zbutni nuancën:
• Përziejeni me krem hidratues – e bën më të lehtë dhe më të çelët
• Shtoni një produkt zbardhues për nuanca
• Përziejeni gradualisht me një pudër më të çelët që keni në shtëpi
Si të aplikohet:
• Vendoseni në një shtresë shumë të hollë dhe shtoni produkt vetëm ku nevojitet
• Mos harroni qafën, një shtresë e hollë ndihmon që ngjyra të bashkohet natyrshëm
Nëse pudra është shumë e çelët
Me çfarë ta errësoni lehtë dhe natyrshëm:
• Përziejeni me një BB krem më të errët ose një pudër me ton më të ngrohtë
• Shtoni pika bronzeri të lëngshëm
• Shkriheni me kontur të lëngshëm në sasi shumë të vogël
Si aplikohet më mirë:
• Përdorni sfungjer makijazhi, sepse jep efekt më të butë dhe shmang pamjen “si maskë”

Nëse pudra del shumë e verdhë ose shumë rozë
Si ta neutralizoni tonin:
• Nëse është shumë e verdhë, shtoni një pikë BB kremi me ton të ftohtë/rozë
• Nëse është shumë rozë, shtoni një pikë produkti për të shtuar një nuancë më të ngrohtë ose një BB krem me ton më të ngrohtë
Nëse asnjë ton nuk ju përshtatet - përdoreni për qëllime të tjera
Edhe një pudër krejt e papërshtatshme për fytyrën mund të kthehet në produkt shumë të vlefshëm:
• Si kontur i lëngshëm (nëse është pak më e errët dhe ka ton të ftohtë)
• Si bronzer i natyralshëm
• Si bazë për trupin, duke e përzier me losionin e këmbëve ose duarve
Shumë grimues përdorin pudrat “e gabuara” pikërisht për këto efekte. /Telegrafi/
















































